Turi i bashkëbisedimit të Bashës në Pogradec


Turi i bashkëbisedimit të Bashës në Pogradec

15:27 21/05/2016

Nga Pogradeci ku vijoi turin e bashkëbisedimit me banorë e tregtarë të këtij qyteti  kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi mazhorancën së në dy vjet qeverisje ka varfëruar shqiptarët duke instaluar shtetin e krimit e korrupsionit. Zgjidhja, sipas Bashës, do të vijë vetëm pas largimit të oligarkëve nga pushteti.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së:  

“Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet ti merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike. Ka një shtet brenda shtetit dhe ky është Koço Kokëdhima, është Klement Balilaj, është Emiliano Shullazi, është Saimir Tahiri, është Edi Rama, është Arben Ahmetaj. Ka një shtet brenda shtetit, po nuk shkatërruam këtë shtet brenda shtetit kjo mynxyrë do të vazhdoj”

.

Sipas kreut të demokratëve paratë e taksave të shqiptarëve kanë përfunduar në zyra luksi për qeveritarët.

Ai premtoi se pas ardhjes në pushtet një ndër projektet e demokratëve për këtë qytet do të jetë edhe ndërtimi i unazës së këtij qyteti, vlera e të cilit përllogaritet 9 milion euro, e barabartë me paratë që sipas Bashës merr me konçesionin korruptiv Vilma Nushi në 9 muaj.

Tv Klan






Të ngjashme