Turisti nga Bukureshti humbet jetën në Vlorë


Turisti nga Bukureshti humbet jetën në Vlorë

11:20 29/08/2018

Një 63-vjeçar nga Rumania, i cili ndodhet për pushime me familjen në Vlorë, ka humbur jetën në qytetin bregdetar. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 tek “Uji i Ftohtë”.

Viktima është me iniciale K.U., banues në Bukuresht. Mësohet se viktima ka qenë duke pushuar me familjen në plazhin përballë shkollës së Marinës, kur ka ndërruar jetë. Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun.

/tvklan.al






Të ngjashme