Turistja gjendet e vdekur në hotel


Turistja gjendet e vdekur në hotel

10:13 07/08/2016

Një turiste është gjetur e vdekur në dhomën e hotelit, në qytetin e Sarandës. Bëhet fjalë për 57-vjeçaren Brigitte Fratzke, nga Norvegjia.

Ajo është gjetur nga familjarët, të cilët kishin zgjedhur Sarandën për pushime dhe më pas është njoftuar policia.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera. Megjithatë hetimet janë në vazhdim për të zbuluar të vërtetën e vdekjes së turistes. /

tvklan.al






Të ngjashme