Turizëm pa të huaj, tkurren me 70% vizitorët nga jashtë


Turizëm pa të huaj, tkurren me 70% vizitorët nga jashtë

17:28 24/07/2020

Hotelet dhe restorantet në kufijtë e mbijetesës

Gjatë muajit Qershor, numri i turistëve të huaj në Shqipëri ra me 71.5% krahasuar me një vit më parë, duke sjellë një sezon të vakët, ndërsa hotelet dhe aktivitetet e tjera shërbyese ndodhen në nivelet e mbijetesës.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë muajit të shkuar në territorin shqiptar kanë hyrë vetëm 180 mijë shtetas të huaj, nga 630 mijë që vizituan Shqipërinë një vit më parë.

Zak Topuzi thotë se edhe muaji Korrik ka të njëjtat shifra, ndërsa hotelet po punojnë me 20% të kapaciteteve që kanë.

Më shumë se gjysma e punëtorëve në këtë sektor ka mbetur pa punë. Turizmi punëson 94 mijë individë në Shqipëri në aktivitete primare dhe shërbime dytësore.

Mes 180 mijë të huajve që kanë hyrë në vendin tonë, 120 mijë janë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por dhe turistët e këtyre vendeve janë tkurrur me 50% krahasuar me një vit më parë.

Rënie në nivelin 80%  kanë turistët nga Italia dhe Anglia dhe me 90% ata nga Polonia dhe emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan






Të ngjashme