Turizmi ne Shqiperi- (15 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
500 mijë turistë të huaj pritet sivjet të kalojnë pushimet në Shqipëri. Duke reklamuar këtë shifër në parlament zëvendës kryeministrja Çeço tha se turizmi është sektori me të ardhurat më të mëdha financiare për ekonominë shqiptare. Gjatë vitit 1999 janë përfituar 216 milion dollarë nga turizmi. Në Shqipëri ekziston raporti 1 turist për 60 banorë. Mungesa e stabilitetit dhe infrastrukturës moderne, i ka detyruar turistët e huaj të zgjedhin në vend të Shqipërisë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe vendet e tjera fqinj./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame