Turizmi në Shqipëri, problematika e trashëguar nga viti në vit


Turizmi në Shqipëri, problematika e trashëguar nga viti në vit

Autori: Blendi Fevziu

23:38 17/05/2007

Problematika e turizmit në Shqipëri është e trashëguar nga viti në vit. Javën e shkuar Shqipëria hapi sezonin e ri turistik në Durrës. Nuk ka asnjë dyshim se në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por edhe më gjerë turizmi është burimi kryesor i fitimit. Që prej vitit 2002 vendi ynë përjetoi një bum të turizmit kosovar dhe deri tani të ardhurat e kalkuluara prej tij kanë shënuar rritje.

Por pavarësisht ndryshimit të qeverive dhe premtimeve të tyre, turizmi vijon të përballet me vështirësi të panumërta që lidhen kryesisht me infrastrukturën, mungesën e investimeve të mëdha dhe padyshim me marketingun. Problemet për zhvillimin e turizmit edhe pas 10 vitesh vijojnë të mbeten të njëjtat, si furnizimi me energji elektrike, me ujë të pijshëm, ndërtime pa kriter, mungesa e pastrimit dhe ndotja e detit.

Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Ylli Pango, Besnik Aliaj, Besnik Dervishi, Artan Lame dhe në lidhje direkte Vangjush Dako.

“Ka një bum të madh turistësh dhe në bazë të statistikave unë kam deklaruar se këtë vit do të kemi mbi 1 milionë turistë”, tha Pango./tvklan.al






Të ngjashme