Turqi/ 4 të vdekur nga sulmi me armë në Universitet
Një asistent kërkimor ka qëlluar për vdekje 4 anëtarë të stafit të një universiteti dhe ka plagosur tre të tjerë, në Turqinë qendrore.
Lajmi bëhet i ditur nga media turke, sipas të cilës incidenti ndodhi në Universitetin Osmangazi në Provincën e Eskisehirit. “Anadolu Agency” tha se sipas burimeve të sigurisë Volkan B. Raportohet se qëlloi për vdekje zv/Dekanin e Universitetit Mikail Yalcin, sekretarin e fakultetit Fatih Ozmutlu, asistentin kërkimor Yasir Armagan dhe profesorin e asociuar Serdar Caglak.
Autori i vrasjeve është arrestuar ndërsa motivi që e ka shtyrë për të kryer krimin makabër mbetet ende i paqartë. Rektori i Universitetit, Hasan Gonen tha për Anadolu Agency se Volkan B. sëpari shkoi të dhomën e dekanit të fakultetit, i cili nuk ishte aty, dhe më pas qëlloi sekretaren e fakultetit.
“Më pas qëlloi zv/dekanin, profesorin e asociuar dhe asistentin kërkimor.”
Guvernatori i provincës Ozdemir Cakacak ka emëruar tre prokurorë për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen e rëndë.
/tvklan.al