Turqi, funerali i policëve shndërrohet në një demonstratë – (25 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në qytetin Diabakir, të Turqisë juglindore është zhvilluar funerali i një shefi policie dhe i pesë policëve të tjerë të vrarë gjatë natës në një sulm me bombë. Policia turke fajëson militantët islamik të gupit Hezbollah, për sulmin me bombë kundër policëve. Grupi ka të njëjtin emër me atë që vepron në Liban, por policia turke nuk mund të thotë nëse mes tyre ka një lidhje.
Funerali i policëve u shndërrua në një demonstratë masive, gjatë së cilës u hodhën edhe parulla politike në mbështetje të qeverisë turke. Qyteti gjendet në një rajon të prekur nga konflikti separatist kurd dhe në parullat e hedhura gjatë funeralit të policëve thuhej se atdheu asnjëherë nuk mund të ndahet. Por policët besohet të jenë vrarë nga grupi Hezbollah dhe jo ekstremistët kurd./tvklan.al