Turqi, ish-futbollisti i shpëton vrasjes
Arrestohet bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Një ngjarje ka tronditur komunitetin e futbollit në Turqi. Ish-futbollisti Emre Asik i cili është në proces divorci me bashkëshorten e tij ka rrezikuar jetën. Yağmur Aşık, e cila ligjërisht është ende gruaja e tij, ka tentuar ta vrasë, fillimisht nëpërmjet të dashurit të saj, dhe më pas duke paguar një tjetër person të cilit i kishte premtuar më shumë se 1 milion Euro.
Mediat turke raportojnë se gruaja kishte siguruar një armë si pjesë e planit dhe i kishte kërkuar një personi i quajtur Ilyas Y. që të vriste burrin e saj. Ajo madje kishte planifikuar edhe se ku do të varrosnin trupin e Emre Asik pasi ta kishin vrarë.
Prokuroria kërkoi që Yağmur Aşık dhe i dashuri i saj, Erdi Sungur i arratisur nga një burg në Turqi, të dënohen për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”. Një proces gjyqësor u ngrit kundër të dyve në Gjykatën e Lartë Penale në Düzce.
Divorci mes çiftit Asik ka rezultuar i vështirë. Një vit më parë gjykata i ka dhënë kujdestarinë e fëmijëve ish-futbollistit. Ngjarja është bërë mediatike pasi nëna e tyre ka kundërshtuar vendimin e gjykatës.
Plani për të vrarë emre Asik dështoi pasi personai i kontraktuar për 1 milionë Euro e tregoi atë gjatë një interviste në mediat vendase.
Tv Klan