Turqi, largohen nga puna 18,000 shërbyes civilë


Turqi, largohen nga puna 18,000 shërbyes civilë

14:28 08/07/2018

Turqia ka lëshuar një dekret që përjashton 18,000 shërbyes civilë, gjysma e të cilëve ishin pjesëtarë të forcave policore, mbi dyshimet se ky grup punojnë kundër sigurisë kombëtare.

Dekreti i lëshuar më 8 Korrik, mbylli 12 asociacione rreth vendit si dhe një gazetë e një televizion lokal. Kjo lëvizje vjen në prag të 2-vjetorit të tentativës së grushtit të shtetit. Qveria turke kishte fajësuar klerikun mysliman me bazë në Amerikë, Fetullah Gylen, për tentim grusht-shteti, ku mbetën të vrarë 250 persona. Gylen kishte mohuar përfshirjen në grusht-shteti.

Autoritetet turke kanë ndaluar dhjetëra mijëra njerëz, të dyshuar për përfshirje dhe mbështetje të Gylenit. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Amnesty International, kanë kritikuar këtë vendim./REL






Të ngjashme