Turqia e alarmuar, rrezik për një tjetër grusht shteti
Liderët turq i druhen një tjetër tentative ushtarake për grusht shteti, pas asaj të së premtes së shkuar.
Shumë njësi të rëndësishme ushtarake janë pozicionuar nëpër bazat e tyre, ndërsa Presidenti Recep Tayyip Erdogan e ka marrë me ngadalë kthimin e tij nga Ankaraja në Stamboll, mesa duket pasi kryeqyteti nuk është shpallur ende totalisht i sigurtë.
Frika për një tentativë të dytë për grusht shteti vjen pasi administrata e Erdogan zbuloi se infiltrimi i forcave pro – grushtit të zyrtarëve të lartë në mesin e rreth 600 mijë forcave policore dhe aparatit të inteligjencës, shkon më thellë sesa dyshohej fillimisht.
Rreth 85 gjeneralë dhe admiralë ishin pjesë e 375 personave të burgosur të martën nga gjykata, një shenjë që tregon se qeveria beson që komploti përfshiu shumë më shumë zyrtarë nga sa bëhet e ditur. Burime të ndryshme sugjerojnë se numri i vërtetë i gjeneralë të arrestuar është 125.
Ndërkohë, frika për një grusht të mundshëm shteti, konfirmohet nga edhe nga Aski Aydintasbas, pjesë e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë në Stamboll, sipas të cilit frika vjen për shkak të përfshirjes së gjerë të zyrtarëve të lartë në komplot./tvklan.al
Burimi:
The Independent