Turqia: Greqia shikon ëndrra me sy hapur
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavuşoglu ka akuzuar Greqinë se po “shikon ëndrra me sy hapur” kur beson se Turqia do të heqë dorë nga të gjitha garancitë në Qipro.
“Pjesa greke e Qipros dhe Greqia presin që të gjitha garancitë do të hiqen dhe se në ishull s’do të mbesë asnjë ushtarak turk”
, tha Çavusoglu, duke folur për gazetarët nga Zvicra, ku mori pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për bashkimin e ishullit. “Kjo është një ëndërr. Ata duhen të zgjodhën nga kjo ëndërr”, tha ai, duke shtuar se “ne nuk mund t’i vazhdojmë negociatat përgjithmonë
.” Ministri turk tha se Ankaraja nuk mund ta pranonte kurrsesi që të mos kishte trupa ushtarake në Qipro. Liderët grekë dhe turq të Qipros, së bashku me palët garantuese, Turqinë dhe Greqinë, nisën bisedimet me 28 qershor për unifikimin e ishullit të ndarë prej 43-vitesh. Në bisedime u bë progres i madh, tha kreu i OKB-së për marrëdhëniet politike Jeffrey Feltman për “AFP”-në, por ende mbetet shumë deri në bashkimin e ishullit. Në vitin 1974 trupat Turke ndërhynë në ishullin e Qipros në mbrojtje të turqve atje, dhe ishulli mbetet i ndarë në dy pjesë prej asaj kohe. /tvklan.al