Turqia “hakmerret” për shpërthimin në dasmë
Turqia ndërmorri një fushatë bombardimesh ndaj pozicioneve të Shtetit Islamik në qytetin Jarablus, në veri të Sirisë, në shenjë kundërpërgjigjeje për sulmin terrorist të së shtunës, në Gaziantep, ku humbën jetën 54 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, si pasojë e një shpërthimi kamikaz në një dasmë.
Rreth 1500 forca rebele siriane, të mbështetura nga qeveria turke, janë vendosur pikërisht në Gaziantep, në pritje të sulmit nga toka të organizatës terroriste. Ministri i Jashtëm, Mevlut Cavushollu, bëri thirrje se ISIS duhet të shfaroset tërësisht nga veriu i Sirisë.
Mediat vendase shkruajnë se në një tjetër sulm ajror, avionët turq bombarduan forcat e milicisë kurde në kufirin turko-sirian, menjëherë pasi Kryeministri Jëlldërrëm lajmëroi krijimin e një bashkësie kurde në veri të Sirisë.
Më herët Ankaraja fajësoi Shtetin Islamik për sulmin kamikaz në Gaziantep. Presidenti Rexhep Taip Erdogan tha se ISIS ishte pas sulmit terrorist.
Tv Klan