Turqia: Khashoggi u mbyt sapo hyri në Konsullatë
Xhamal Kashoxhi është mbytur sapo ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll. Në këtë përfundim arritën hetuesit turq që thanë se vrasja ishte e planifikuar dhe se trupi i gazetarit saudit të Uashington Post është copëtuar dhe shpërbërë.
Bëhet fjalë për qëndrimin e parë zyrtar të prokurorisë turke, që janë në një linjë me ato të bëra nga krerët e lartë politikë, që akuzojnë Arabinë Saudite për ngjarjen.
Pas mohimit fillestar, Riadi pranoi vrasjen e Kashoxhit, por sqaroi se ai humbi jetën në një përleshje të çastit. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar masa ndaj sauditëve, por pa dhënë detaje.
Tv Klan