Turqia nis prodhimin e helikopterëve
Erdogan ndez motorin e parë të mjetit fluturues “Made in Turkey”
Foli gjatë me krenari për sukseset në teknologji. Po ashtu edhe për prodhimin e motorit të helikopterit të parë vendas, një hap i rëndësishëm për vendin.
Por ceremonia e përurimit nuk shkoi ashtu siç pritej.
Presidentit Erdogan, që ishte në lidhje të drejtpërdrejtë, iu desh që të priste disa minuta derisa të ndizej motori.
Më në fund motori i helikopterit punoi. Për ta vërtetuar kërkoi edhe ndihmën e teknikës.
Më pas u pre edhe shiriti, dhe Erdogan kërkoi që gërshëra të mbetej kujtim për prodhuesit.
Klan Plus