Turqia prodhon maska për Europën
Pasi nuk pranoi të merrte më maska nga Kina me argumentin se nuk janë cilësore, Turqia vendos t’i prodhojë vetë masivisht ato. Këto janë pamje nga një fabrike tekstili në provincën e Batmanit ku prodhohen maska.
Sipas punonjësve të kompanisë, aty prodhohen 3 milionë maska çdo javë dhe pjesa më e madhe e tyre do të ketë destinacion Europën. Bëhet fjalë për një sasi prej 1 miliardë maskash mbrojtëse që kryesisht do të shkojnë në Gjermani, një vend ku jetojnë një numër i madh turqish dhe në Spanjë një prej shteteve që po vuan më shumë nga Covid-19.
Puna në kompani bëhet me tre turne dhe punonjësit marrin masa të rrepta higjiene, veçanërisht kur futen në vendin e punës. Për të arritur porositë që janë bërë nga vendet europiane në këtë fabrikë punojnë 350 persona.
Për maskat dhe testet kineze dyshime për cilësinë shprehën edhe vende të tjera europiane që i kthyen ato pas. Deri tani në Turqi kanë humbur jetën rreth 170 persona nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve është mbi 10 mijë.
Klan Plus