Turqi/Autoritetet rimarin nën kontroll të gjithë vendin
Ministri i Mbrotjes turk Fikri Isik deklaron se autoritetet kanë rimarë nën kontroll të gjithë territorin e vendit, pas tentativës për grusht shteti.
Siç raporton
Associated Press
, Isik tha se Turqia mund të thotë me siguri që ia doli të parandalojë grushtin, megjithatë ai i bëri thirrje autoriteteve që të qendrojnë vigjilentë.
Isik u shpreh se në çdo moment mund të ketë zhvillime të reja, tentativa të reja.
“Arritëm të parandalonim grushtin, por është shumë shpejt për të thënë se rreziku ka kaluar”
, deklaroi ministri./tvklan.al