Tusk: Brexit i ngadaltë, por në progres  


Tusk: Brexit i ngadaltë, por në progres  

00:35 21/10/2017

U mbyll me një sinjal pozitiv Samiti i 27 liderëve të vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, ku tema kryesore ishte Brexit dhe ristrukturimi i një marrëveshjeje të re tregtare mes Bllokut dhe Britanisë së Madhe. Ndonëse negociatori i Brukselit foli për një bllokim të bisedimeve pak javë më parë, presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, e mohoi këtë.

 “Përshtypja ime është se raportimi për një bllokim mes Britanisë së Madhe dhe BE është i tepruar. Progresi ynë është i pamjaftueshëm për të nisur një marrëveshje tregtare, por kjo s’do të thotë që nuk ka progres.”

Edhe kryeministra britanike Theresa May u shpreh optimiste për gjetjen e gjuhës së përbashkët me Unionin, duke sqaruar se gjithsesi mbetet ende shumë rrugë përpara.

Dy çështjet që mbajnë ende larg Brukselin dhe Londrën janë, e ashtuquajtura fatura e divorcit dhe të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Europian. May pranon të derdhë na arkat e BE jo më shumë se 20 miliardë Stërlina, por kërkesa e Brukselit është 50 miliardë.

Takimi i radhës është në dhjetor, ku palët pritet të ribisedojnë kushtet dhe të afrojnë qëndrimet përpara marsit 2019, kur Britania e Madhe prite të dalë nga BE./

Tv Klan






Të ngjashme