Tusk – Britanisë: Largimi nga BE do të sjellë “kaos politik”
Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, deklaroi se e vetmja alternativë jashtë Bashkimit Europian është “kaosi politik”, duke iu referuar referendumit popullor që do të mbahet në Britaninë e Madhe më 23 Qershor. Tusk tha se ai mbron vizionin e një Europe të Bashkuar.
Presidenti i Këshillit të Europës doli kundër komenteve të ish-kryebashkiakut të Londrës, Boris Johnson, njëri prej zërave më të fortë pro daljes së Britanisë nga blloku europian, i cili kishte krahasuar Bashkimin Europian me Hitlerin.
Sipas Tusk, komente janë absurde, ndërsa për Johnson tha se vuan nga “amnezia politike”.
“Britanikët nuk kanë nevojë për leksione, ata do të vendosin për veten e tyre”, ka thënë Tusk, ” Por ku dëgjoj që të krahasohet BE me Hitlerit nuk mund të qëndrojë në heshtje. Argumenta të tilla absurde do të ishin injoruar tërësisht, nëse nuk do të ishin thënë nga një politikan i rëndësishëm”.
Tusk ka thënë se “Bashkimi Europian është e vetmja alternativë, kundër konflikti të vendeve evropiane, që këto të fundit të mos i rikthehen egoizmit nacionalist”./tvklan.al