Tusk rizgjidhet President i KE-së pavarësisht kundërshtimit të Polonisë


Tusk rizgjidhet President i KE-së pavarësisht kundërshtimit të Polonisë

17:21 09/03/2017

Liderët e Bashkimit Europain kanë rizgjedhur Donald Tusk si President të Këshillit të Europës, pavarësisht përpjekjeve të Polonisë, vendit të tij, për ta përjashtuar.

Burimet i thanë “BBC”-së se liderët votuan 27 me 1 në favor të një tjetër mandati 2.5-vjeçar për Tusk në krye të Këshillit.

Qeveria e Polonisë këmbënguli se Tusk, një ish –kryeministër nga partia rivale e kryeministrit të tanishëm, kishte dhunuar mandatin duke ndërhyrë në politikën e brendshme të vendit gjatë kohës që ishte president i KE-së.

Tusk pritet të luajë një rol të madh në negociatat e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. /tvklan.al

 






Të ngjashme