Rama takon Tusk: Mbështetje për Integrimin


Rama takon Tusk: Mbështetje për Integrimin

19:13 04/12/2017

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Brukselit me një axhendë të ngjeshur takimesh me krerët më të lartë të institucioneve të BE-së. Arsyeja e vizitës 2-ditore është për të kërkuar mbështetje për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Pas takimit që pati me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, Rama e konsideroi atë një mbështetës të integrimit të Ballkanit..

Rama:

“Ishte kënaqësi që u takova me Presidentin e Këshillit Europian dhe e falenderova që na dha mundësinë e këtij takimi të gjendurin në një ditë intensive me kryeministren britanike. Gjithashtu duhet t’i shpreh mirënjohjen që është një ndër mbështetësit më të mëdhenj për afrimin e mëtejshme të Ballkanit, por dhe Shqipërisë me BE.

Tusk:

Jam vërtet i lumtur t’ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë. 

Për mua është vërtet e rëndësishme që të jem sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë. 

Kjo nënkupton gjithashtu se bashkëpunimi ynë, bisedimet tona sot dhe në të ardhmen ishin mbi bashkëpunimin e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane.

Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel. Të jeni i bindur që këtu në Këshillin Evropian mund të jeni të sigurt për mbështetjen dhe përpjekjet tona. 

Dua të rikonfirmoj se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave. 

Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane.

Gjatë së martës kryeministri do te zhvilloje takime me përfaqësuesen e lartë të politikës së jashtme, Federika Mogerini,presidentin e Parlamentit Europian, Antionio Tajani dhe presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod Junker.

Tv Klan

 






Të ngjashme