Tv Klan, miku më i mirë në shtëpinë e kosovarëve (11 Gusht 2000)
Periudha e pasluftës është shoqëruar me një boom mediash në Kosovë të cilat në rastet më të shumta hasen me vështirësi të mëdha. Një eksperiencë e vogël në fushën e medias, arsye financiare jo pa censurë dhe problemet e tjera kanë bërë që niveli i mediave kosovare të mos prekë majat e listave. Vetë ligji për mediat dhe licensimi i radiove përbëjnë kushtet kryesore që OSBE dhe UMNIK kanë vënë për të zgjedhur “ajkën”. Ndërsa vetë kosovarët kanë nevojë për më shumë programe në gjuhën shqipe.
Tv Klan ka qenë miku kryesor në shtëpitë e kosovarëve pak pas hyrjes së bashkësisë kombëtare në Kosovë. Niveli i lartë dhe fakti që nevoja ka shumë nevojë për televizione 24 orë transmetim, ka sjellë Tv Klan në top listat e teleshikuesve. Tv Klan tani ka licensën nga OSBE për të transmetuar hapësirën e Kosovës. Tv Klan shumë shpejt do të ketë dhe një studio transmetimi në Kosovë nga e cila do të transmetohet non stop, duke qenë kështu dhe më afër Kosovës./tvklan.al