Tv Klan në RAI – (8 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Tragjedia kosovare mbrrin në ekranet italiane. Kanali më i njohur Italian ka përcjell sot fatin e qindra mijra kosovarëve që janë detyruar të braktisin vatrat e tyre nga zjarri i luftës. Edicioni kryesor i lajmeve TG1, e ka nisur edicionin kryesor të lajmeve me të dhënat e grumbulluara nga një inisiativ e Tv Klan.
Ndërkohë në studiot e Tv Klan, interesimi i gazetarëve të stacioneve prestigjoze të huaja vazhdon.
Jemi tepër të befasuar nga emisionet tuaja thotë kolegu i kanalit satelitor RAI International. Tv Klan thotë ai ka arritur të kombinoj lajmin e fundit me ndenjat dhe dhimbjet njerëzore. Ajo që është tepër e rëndësishme thotë gazetari Italian është fati që ju nëpërmjet valëve dhe ekranit të Klanit keni shtuar solidaritetin mes shqiptarëve./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj