Tv Klan zbulon motivacionin zyrtar të shkarkimit të Manjanit


Tv Klan zbulon motivacionin zyrtar të shkarkimit të Manjanit

15:50 30/01/2017

Televizioni Klan ka siguruar edhe motivacionin e shkarkimit të Ylli Manjanit dhe zëvendësimin e tij me Petrit Vasilin. Në shkresën e firmosur nga Kryeministri Edi Rama thuhet:

“Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërore e grupet e interesit, për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.

Ky vendim vjen pas një situate të tensionuar në gjirin e koalicionit qeverisës gjatë fundjavës, për shkak të disa deklaratave të forta të përfaqësuesve të LSI-së kundër punës së qeverisë apo eksponentëve lokal socialistë

Gjatë ditës së sotme Kryeministri u takua fillimisht me kryetarin e parlamentit Ilir Meta, njëkohësisht dhe kryetar i LSI-së, Ilir Metën. Më pas ky i fundit thirri në zyrën e tij Manjanin.

Ylli Manjani, u emërua në fund të vitit 2015. Ai është ministri i tretë i LSI-së që largohet nga qeveria, pas ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe më pas të ish ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto./ TV KLAN






Të ngjashme