U akuzua për sulm seksual, Justin Bieber: Kjo është e pamundur…
Justin Bieber ka mohuar akuzat se sulmoi seksualisht një grua në Mars të vitit 2014. Ai ka grumbulluar një sërë provash, që beson se vërtetojnë që kjo histori është në fakt e pamundur. Ai shprehet se do të punojë me Twitter dhe autoritetet për të ndërmarrë veprime ligjore.
Këngëtari u akuzua në Twitter nga një grua që e identifikoi veten si Danielle. Ajo në postimin e saj pretendoi se u njoh me Bieber, kur ishte 21 vjeç dhe ai ishte 20 vjeç, në një event muzikor në Austin.
Ajo u shpreh se në 9 Mars, Bieber ftoi Danielle dhe miqtë e saj në hotel, ku e çoi në një dhomë të veçantë dhe e sulmoi. Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera për akuzat, përveç postimit të saj në Twitter.
Ky pretendim fillimisht u mohua nga menaxheri që përfaqëson Bieber, Alison Kaye, ku u shpreh se pretendimi ishte faktikisht i pamundur.
Por nuk vonoi shumë dhe Justin përmes disa postimeve të tij në Twitter bëri të ditur, se ai nuk dëshironte të reagonte, se thashethemet mbeten thashetheme, por akuza për një abuzim seksual është diçka që ai nuk e merr shumë lehtë.
“Unë normalisht nuk i adresoj gjërat, pasi jam përballur me akuza të ndryshme gjatë gjithë karrierës time, por pasi kam biseduar me gruan dhe ekipin tim, unë kam vendosur të flas. Thashethemet janë thashetheme, por abuzimi seksual është diçka që nuk e marr lehtë. Kam dashur të sigurohem që i mblodha faktet, para se të bëja ndonjë deklaratë”.
I don’t normally address things as I have dealt with random accusations my entire career but after talking with my wife and team I have decided to speak up on an issue tonight.
— Justin Bieber (@justinbieber) June 22, 2020
Bieber shprehet se ka të prova të mjaftueshme që hedhin poshtë pretendimet e ngritura, prandaj për çështjen ka vendosur që të ndërmarrë veprime ligjore.
Rumors are rumors but sexual abuse is something I don’t take lightly. I wanted to speak out right away but out of respect to so many victims who deal with these issues daily I wanted to make sure I gathered the facts before I made any statement.
— Justin Bieber (@justinbieber) June 22, 2020
In the past 24 hours a new Twitter appeared that told a story of myself involved with sexual abuse on March 9, 2014 in Austin Texas at the Four seasons hotel. I want to be clear. There is no truth to this story. In fact as I will soon show I was never present at that location.
— Justin Bieber (@justinbieber) June 22, 2020
This article from 2014 talks about Selena being there with me. https://t.co/Jr2AE0brY2
— Justin Bieber (@justinbieber) June 22, 2020
“Në 24 orët e kaluara u shfaq një Twitter i ri, që tregoi një histori të vetes të përfshirë në abuzim seksual, në 9 Mars 2014 në Austin, Texas. Dua të jem i qartë. Nuk ka asnjë të vërtetë për këtë histori. Shumë shpejt do të tregoj, se nuk kam qenë asnjëherë i pranishëm në atë vend. Unë befasova fansat në Austin, ku u shfaqa në skenë me ndihmësin tim dhe këndova disa këngë. Ajo që ky person nuk e dinte ishte se unë e ndoqa atë shfaqje me të dashurën time në atë kohë, Selena Gomez. Kjo histori është në fakt e pamundur dhe kjo është arsyeja pse unë do të punoj shumë fort me Twitter dhe autoritetet, për të ndërmarrë veprime ligjore”./tvklan.al