U arratis gjatë ’97-s, kapet 61-vjeçari i dënuar përjetë

Foto ilustruese

U arratis gjatë ’97-s, kapet 61-vjeçari i dënuar përjetë

15:59 18/08/2020

Kapet në PKK Hani i Hotit  dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ,  i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje

Falë bashkëpunimit  dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast” me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me shërbimet e Policisë Kufitare  të Hanit të Hotit u bë e mundur  kapja  dhe prangosja e 61 vjeçarit  nga Fushë Arrëz,  Pukë.

Shërbimt e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit në bashkëpunim me  Njësinë e  Posaçme të Kërkimit në Policinë e Shtetit  dhe me  Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e  personit në kërkim ndërkombëtar:

Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot, Njësia Administrative Rrape Bashkia Puke, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Ky shtetas me vendim Nr 18, date 05.04.1994, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është dënuar me burgim të përjetshem për veprën penale të “Vrasje me dashje për motive të dobëta”.

Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari  i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një shtetasi.

Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar  dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu. 

Falë bashkëpunimit  të Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me  strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor infomacion për ardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në  pikën e kalimit kufitar ka dhënë gjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në pranga pas verifikimeve të hollësishme.

Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur./tvklan.al






Të ngjashme