U arrestua gjatë kontrollit në një biznes, emigranti shqiptar dëbohet nga Anglia
Një shqiptar u arrestua të premten e 23 Shkurtit në Potters Bar të Anglisë, pasi kishte hyrë ilegalisht në këtë vend.
Ai u ndalua gjatë një kontrolli të policisë nëpër biznese përgjatë Cranbourne Industrial Estate, High Street dhe Station Close.
40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua pasi rezultoi se kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani. Ai është transferuar në një qendër për emigrantët në pritje për kthimin e tij në Shqipëri.
Autoritetet po kontrollonin bizneset për kushtet e punës dhe të drejtat e punëtorëve, kur zbuluan edhe emigrantin shqiptar.
/tvklan.al