U arrestua për shitje droge, deklarata e policit të Durrësit në gjykatë: Jam përdorues, jo shpërndarës


U arrestua për shitje droge, deklarata e policit të Durrësit në gjykatë: Jam përdorues, jo shpërndarës

12:24 02/11/2017 https://youtu.be/qxJe9A02n58

Gjykata e Durrësit vendosi arrest me burg për policin Fatmir Meço, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Meço tha në gjykatë që ishte përdorues dhe jo shpërndarës droge, por kjo nuk u mor parasysh nga trupi gjykues.

Ai u arrestua bashkë me një person tjetër, Fitim Selaçin, i cili mori masën e sigurisë arrest me burg.

Meço akuzohet që Selaçit dhe dy personave të tjerë që janë në kërkim u garantonte lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit  kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës naroktike./ABCNews






Të ngjashme