U denoncua nga Blerina Bombaj, arrestohet autori i vjedhjes në klinikë
Dy ditë pasi u publikua një video ku një person ka vjedhur portofolin e punonjëses së klinikës të dietologes Blerina Bombaj, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.
Në pranga ka rënë Durim Sema, 55 vjeç, banues në Tiranë, si dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet që janë vjedhur.
Gjithashtu nga veprimet hetimore të kryera rezulton se Sema është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë në kryeqytet.
Durim Sema në rrugën “Themistokli Gërmenji”, në zyrat e një Agjencie ka tentuar të vjedhë N. S., ndërkohë që po një ditë më parë në rrugën “Brigada 8”, në një dyqan dietologjik, i ka vjedhur portofolin shtetases V. T.
Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se ky ai është autor edhe i tre vjedhjeve të mëposhtme :
– Vjedhjes së ndodhur më datë 09.03.2018, ku shtetasit A. K., në rrugën “Xhorxh Bush”, i janë vjedhur një sasi lekësh.
– Vjedhjes së ndodhur më datë 30.03.2018, ku shtetases N. T., në rrugën “Papa Gjon Pali”, në klinikën e saj i kanë vjedhur një sasi lekësh.
– Vjedhjes së ndodhur më datë 10.05.2018, ku shtetases V. U., i kanë vjedhur portofolin në zyrë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme të dyshuara të vjedhura prej këtij shtetasi :
– portofol, – syze dielli dhe optike, një sasi lekësh, orë dore, aparat celular.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes”.
Gjithashtu Durim Sema është arrestuar në 6 Qershor të vitit 2015 dhe është dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë me 1 vit e 8 muaj.
Një tjetër vjedhje e tij është edhe në vitin 2010. Sema ka grabitur një punonjëse në ambientet e Fakultetit Ekonomik, të cilës i ka vjedhur shumë e parave prej 48 mije lekesh./tvklan.al