U fiket motori i ujit në det, policia shpëton dy të huajt
Policia kufitare në Sarandë ka shpëtuar dy të rinj, të cilëve u ishte fikur motori i ujit në det.
Sipas një njoftimi të policisë, 32-vjeçari nga Franca G.B, dhe 22-vjeçarja Sh.A po udhëtonin me “Jet Ski” në det tek Pema e Thatë në Ksamil, kur mjeti argëtues u ka pësuar defekt. Në ndihmë u shkoi patrulla e policisë, e cila shoqëroi dytë rinjtë që ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ana e patrullës u tërhoq edhe mjeti në bregun e detit./tvklan.al