U fotografua me një femër tjetër, këngëtari i kërkon falje publike bashkëshortes
Pak ditë më parë, Justin Timberlake u fotografua nën shoqërinë e aktores Alisha Wainwright në New Orleans. Ata ishin kapur për dore dhe sjellja e tyre nuk u pëlqye aspak nga fansat. Kjo sepse Timberlake është i martuar me Jessica Biel dhe ata janë prindër të një djali.
Së fundmi, ai ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur, ku përmes një postimi në Instagram, këngëtari dhe aktori i njohur i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij.
Timberlake u shpreh se pendohet për sjelljen e tij dhe ky nuk është shembulli që do të japë për djalin e tij. Ai ka treguar se atë natë kishte pirë shumë dhe i vjen keq për sjelljen e treguar. Aktori i kërkon falje bashkëshortes dhe familjes së tij që i vendosi në një situatë të sikletshme.
“Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua. Disa javë më parë unë shfaqa një gabim në sjelljen time, por më lini ta sqaroj, asgjë nuk ka ndodhur mess meje dhe partneres time në film. Unë kisha pirë shumë atë natë dhe më vjen keq për sjelljen time. Duhet të kisha treguar kujdes. Nuk është ky shembulli që dua ti jap djalit tim. Unë i kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme dhe familjes sime që i vendosa ata në një situatë kaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai që gjithmonë kam dashur të jem. Unë nuk isha ai. Jam shumë krenar që jam duke punuar pë “Palmer”. Jam duke punuar fort që ta realizoj këtë film”./tvklan.al