U helmua në pushime, 7-vjeçari në ‘luftë’ me vdekjen


U helmua në pushime, 7-vjeçari në ‘luftë’ me vdekjen

17:12 09/09/2018

Një 7-vjeçar nga Britania po 'lufton' me vdekjen pasi u helmua nga ushqimi, gjatë pushimeve në një resort me 5 yje në Egjipt.

Sipas Daily Mail, Luay Mohammed ka kaluar më shumë se tre javë nën kujdesin intensiv pasi u infektua nga virusi i salmonelës në Hurghada të Egjiptit.

Duke folur nga Spitali i Fëmijëve në Birmingham, nëna e tij Fathia Obayd tha:

“Ishte e tmerrshme. Mendova se po e humbnim”.

“Isha kaq e frikësuar. E gjitha kjo filloi nga helmimi prej ushqimit”, shtoi ajo.

Sipas njoftimeve, Muhammedi u sëmur gjatë pushimeve, por gjendja e tij u përkeqësua kur u kthye në shtëpi.

Të enjten, Luay pësoi një seri krizash ndërsa në spital dhe gjendja e tij thuhet të jetë kritike, por e qëndrueshme./tvklan.al 





Të ngjashme