U hiqet mandati 18 këshilltarëve bashkiakë


U hiqet mandati 18 këshilltarëve bashkiakë

15:12 31/05/2016

18 këshilltarëve bashkiakë iu është hequr mandati nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve për shkak se nuk plotësuan në kohë detyrimin për të dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, siç e parashikon ligji i Dekriminalizimit.

Kjo është lista me emrat e këshilltarëve, por nuk bëhen e ditura përkatësia e tyre politike.

Ndërkohë, edhe pse kishin shkelur afatin me një ditë, KQZ ka vendosur që të pranojë dhe publikojë formularët e 13 këshilltarëve të tjerë, mes të cilëve ish – Kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, i cili është përfaqësues i PBDNJ në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti.

Edhe 13 këshilltarëve, të cilët gabimisht formularin e kishin dorëzuar pranë Departamentit të Administratës Publike dhe në KQZ, si e parashikon ligji u vendos që mandati i tyre të mos shpallej i pavlefshëm dhe mes tyre ishte dhe ish – kandidatja për rektore të Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra dhe ish – Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Luan Bregasi, të dy këshilltarë të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Ndërkohë që për 4 anëtarë të tjerë të bashkive të ndryshme u vendos të bëheshin verifikime.

Një prej afro 50 këshilltarëve që kishin shkelur afate të vetëdeklarimit kishte humbur jetën muajt e fund dhe për këtë fakt, KQZ u bë me dijë vetëm gjatë mbledhjes së sotme.

Tv Klan






Të ngjashme