U kap duke flirtuar, bashkëshortja bën reagimin surprizues


U kap duke flirtuar, bashkëshortja bën reagimin surprizues

21:40 02/02/2020

Justin Timberlake dhe Jessica Biel janë një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it hollivudian. Lidhja e tyre deri tani dukej mjaft e fortë dhe e konsoliduar, mirëpo kjo foto ku Timberlake flirton me kolegen ka bërë xhiron e rrjetit, ndaj dhe marrëdhënia mes tyre është vënë në pikëpyetje.

Megjithatë, Jesica i ka dhënë fund aludimeve me këtë postim në Instagram, përmes së cilës ajo i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit, por edhe i ka shprehur dashurinë.

Urime ditëlindjen për mashkullin që nuk njeh moshë. Ti në njëfarë mënyre je rritur pa u plakur. Të duam shumë”, është shkrimi i aktores amerikane për t’i mbyllur gojën të gjithëve.

Klan Plus






Të ngjashme