U kap me kokainë në laptop, 15 vite burg për modelen
Një modele kolumbiane 23 vjeç është dënuar me 15 vite burg dhe me një gjobë prej 2284 paund, pasi akuzohet për trafik droge.
Juliana Lopez , fituesja e konkursit kolumbian të bukurisë dukej se kishte “kapur qiellin me dorë” pasi drejtonte një butik mode, ishte prezantuese e një programi televiziv dhe një lojtare profesioniste futbolli. Por fama e saj u ndërpre me kaq! Me 18 Korrik 2015 ajo u ndalua nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun teksa transportonte kokainë, të cilën e kishte mbështjellë në një qese dhe e kishte fshehur brenda laptopit të saj. Mediat kineze raportuan se ajo mbante 610 gram drogë , 49 për qind e së cilës ishte kokainë./tvklan.al