U kapën me 34 kg marijuanë, pranga dy femrave shqiptare
Dy shqiptare kanë rënë në prangat e policisë së Milanos, për akuzën e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, pasi u kapën me plot 34 kilogramë marijuanë.
Kontrollet e vazhdueshme në zonë, bënë që autoritetet italiane të binin në gjurmët e dy femrave shqiptare, të cilat i mbajtën nën vëzhgim, duke bërë që të zbulonin apartamentin e tyre, ku dhe u gjet droga. Nga kontrolli në banesë, përveç marijuanës policia gjeti rreth 6 gramë kokainë, 2 peshore precizioni, si dhe disa telefona celularë. Identiteti i dy shqiptareve nuk bëhet ende i ditur./tvklan.al