
U kapën me drogë, një i arrestuar e dy në kërkim
Një i arrestuar dy në kërkim dhe 7 kilogramë kanabis të sekuestruara është rezultati i një operacioni policor nga efektivët e Gjirokastrës.
Në pranga ka përfunduar 27 – vjeçari Aleksandër Birbili, banues në fshatin Bënçë të Tepelenës, pasi në banesën e tij policia gjeti sasinë e drogës.
Po në lidhje me këtë ngjarje u shpallën në kërkim Ll.N dhe E.M. Aktualisht policia vijon punën për kapjen e tyre./tvklan.al