U mbyllin kampin, azilantët gërmojnë tokën për të gjetur ujë


U mbyllin kampin, azilantët gërmojnë tokën për të gjetur ujë

10:55 02/11/2017

Disa azilantë të cilët refuzojnë që të largohen nga një kamp qëndrimi në Papua Guinenë e Re kanë filluar të gërmojnë tokën që të gjejnë ujë. Kjo ndodh dy ditë pasi kampi u mbyll zyrtarisht nga autoritetet.  

Rreth 600 burra në ishullin Manus nuk duan të largohen duke argumentuar se kanë frikë se do sulmohen sapo të dalin jashtë. Shumica e personave në kamp kanë statusin e refugjatit. Tashmë ata kanë humbur aksesin te uji i pijshëm, elektriciteti dhe tualetet, ndërsa ushqimet janë duke u pakësuar.

Australia si vend që pret shumicën e refugjatëve u tërhoq, pasi një vendim i marrë nga gjykata e Papua Guinesë së Re e shpalli kampin të paligjshëm.

Sipas agjencive dhe grupeve për të drejtat, refugjatët kanë të drejtë të frikësohen për sigurinë e tyre sepse në të kaluarën kanë ndodhur sulme ndaj azilantëve nga vendas në Papua Guinenë e Re.

/tvklan.al

 





Të ngjashme