“U mundova të gjej një zgjidhje si me partnerët dhe Berishën”, Rushaj: Çfarë më tha Basha pas vendimit


“U mundova të gjej një zgjidhje si me partnerët dhe Berishën”, Rushaj: Çfarë më tha Basha pas vendimit

23:23 20/09/2021

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ka deklaruar se Lulzim Basha ka bërë përpjekje si me partnerët amerikanët dhe Sali Berishën që të gjendej një zgjidhje kompromisi, por nuk u arrit. Rushaj tha se këtë ia ka pohuar Basha pas vendimit për përjashtimin e Berishës.

Blendi Fevziu: A u ezauruan të gjitha mundësitë dhe përpjekjet që të bindej Berisha të largohej vetë, apo të gjendej një zgjidhje më soft që të mos krijohej kjo situatë. Mund të mos ishte vendosur fare në listë, Basha mund t’i thoshte që pas dy mandatesh nuk kishte pse të futej në listë. Mund t’i kishte thënë më mbrapa që për hir të politikës brenda PD, të një mos përplasjeje të PD me amerikanët, presionit amerikan, Berisha të tërhiqej vetë. Por mënyra si u bë, kontestimi është tek mënyra dhe jo vetëm te diskutimi?

Alfred Rushaj: Nuk kam qenë pjesë e këtij diskutimi me zotin Berisha. Përpara zgjedhjeve jo e jo, por edhe pasi ndodhi vendimi, kam komunikuar pasi e shpalli vendimin, më ka thënë dhe po e perifrazoj, “që kam bërë përpjekjet që unë kam pasur mundësi të bëj si me partnerët tanë dhe me zotin Berisha që të gjej një zgjidhje”.

Blendi Fevziu: Pra zoti Basha ka bërë përpjekje si me Berishën dhe amerikanët për të gjetur një zgjidhje.

Alfred Rushaj: Po për të gjetur një zgjidhje që nuk ishte kjo. Nuk kam arritur dot që  të mbërrijmë në një zgjidhje kompromisi po them unë.

Blendi Fevziu: Dhe kjo ishte rruga e vetme që i ka mbetur?

Alfred Rushaj: Kjo ishte zgjidhja e vetme që i ka mbetur./tvklan.al






Të ngjashme