U nda nga i dashuri, e reja martohet me…
Një nuse e cila u martua me veten në një ceremoni të bukur anës detit, ka zbuluar përse ajo vendosi të shkonte e vetme në altar.
Linda Doktar vendosi të lidhë martesë me veten para një turme të vogël, si një mënyrë për të kapërcyer një ndarje të dhimbshme që kishe kaluar. 34-vjeçarja eci mbi altarin e mbuluar me petale me një tufë lulesh në duar para se të përsëriste zotimet ndaj vetes së saj.“Mendova se kjo ishte një mënyrë e mirë për të simbolizuar udhëtimin tim për të dashur dhe për të nderuar veten në një nivel më të thellë”,
tha Doktar përThe Sun
.“Unë besoj se marrëdhënia më e rëndësishme që do të kem ndonjëherë është ajo me veten time”
, tha ajo. Beqarët nga e gjithë bota po përqafojnë sologaminë dhe ndërsa martesa me veten nuk është e njohur nga ligji në Australi, ajo ka për qëllim të jetë një angazhim simbolik ndaj vetes./tvklan.al