U nis 20 sekonda më herët, kompania e trenave kërkon falje publike
Një kompani trenash në Japoni ka kërkuar falje publikisht, pasi një nga trenat e saj u nis 20 sekonda më herët seç duhej.
Menaxherët e linjës
Tsukuba Express,
që përshkon Tokion dhe qytetin e Tsukubas thanë se kërkonin thellësisht ndjesë për shqetësimin e krijuar.
Në një deklaratë, kompania tha se treni kishte për t’u nisur në orën 9:44:40, por u largua në orën 9:44:20.
Sipas deklaratës, gabimi ndodhi sepse stafi kishte harruar të shikonte orën.
Por sipas
BBC
, nuk ka pasur asnjë ankesë për nisjen më herët nga stacioni i trenit.
Megjithatë është shumë e rrallë që trenat në Japoni, një nga vendet me sistemin hekurudhor më të besuar, të nisen në një kohë ndryshe nga ajo që u është caktuar.
/tvklan.al