U përplas nga motori, humb jetën gruaja
Në pranga një 24-vjeçar
77-vjeçarja, e cila një ditë më parë mbeti e plagosur rëndë pasi u përplas nga një motor, nuk ka mundur të mbijetojë. Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës thotë se gruaja humbi jetën në spital.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:40 të së mërkurës, në rrugën “3 Dëshmoret”.
Drejtuesi i motorit ishte një djalë 24-vjeçar, i cili e drejtonte mjetin pa patentë. Ai u shoqërua menjëherë pas ngjarjes në polici, ndërsa mëngjesin e kësaj të mërkure u arrestua./tvklan.al