U prek nga gripi, vdes studentja 18-vjeçare


U prek nga gripi, vdes studentja 18-vjeçare

20:07 11/01/2018

Një studente ka humbur jetën disa ditë më parë pasi u prek nga gripi dhe më pas ftohja kaloi në pneumoni.

Bethany Walker 18 vjeç nga Skocia, u dërgua në spital me shenjat e gjendjes gripale ndësa më pas situata u përkeqësua.

Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë të premten e kaluar pasi shëndeti i saj u përkeqësua me shpejtësi.

Mamaja e vajzës thotë se tani i është shkatërruar jeta dhe asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo shprehet se mjekët e spitalit bënë më të mirën e mundshme, por brenda dy orësh shëndeti u përkeqësua dhe 18-vjeçarja humbi jetën.

Vdekja e Bethany nga gripi vjen në një moment kur në Mbretërinë e Bashkuar është përhapur gripi australian, simptomat e të cilit janë njësoj si gjendjet e tjera gripale, por përkeqësohen nëse e neglizhon.

/tvklan.al






Të ngjashme