U premtonte punë me anë të mashtrimit, pranga 40-vjeçarit
Një person ka rënë në pranga pasi me anë të mashtrimit dhe kundrejt parave premtonte punë në Kazakistan. Policia e Durrësit ka arrestuar Mesuli Masati 40 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar me 5 vite burg.
sipas policisë, Masati ka mashtruar disa persona, duke i marrë shuma të ndryshme parash, me premtimin se do t’i punësonte në Kazakistan.
Për këtë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e kishte dënuar 40-vjeçarin me 5 vite burg për veprën penale “mashtrimi”.
Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al