U qëllua me plumb në kokë, ndërron jetë 53-vjeçari në Greqi
Nuk ia doli dot… 53-vjeçari shqiptar, i cili të premten ra pre e një grabitjeje, brenda banesës së tij, ka ndërruar jetë. Shqiptari kishte që të shtunën që ishte i shpallur klinikisht i vdekur, por mesditën e së hënës mjekët kanë konstatuar se nuk kishte me shenja jete.
Në orët e para të ditës së premte, persona të maskuar dhe të armatosur u futën në banesën e 53-vjeçarit shqiptar, në një lagje në Athinë.
Sipas medieve greke ata qëlluan në kokë shqiptarin dhe bashkëshorten, kjo e fundit ndërroi jetë menjëherë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se grabitësit të jenë shqiptarë, pasi fëmijët e çifit shqiptar kanë dëgjuar se ata bërtisnin “duam paratë”./ tvklan.al