U rrah barbarisht nga pronari i lokalit, humb jetën i riu
Më shumë se një javë, i shtruar në spital pasi u rra barbarisht në një lokal, ka ndërruar jetë 23-vjeçari Marsel Osmani. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, në 29 gusht.
I riu ishte për mjekim të specializuar në Spitalin Ushtarak, pasi u dhunua nga pronari i një lokali me sende të forta.
Marsel Osmani, sipas policisë kishte shkuar në lokalin e Olsi Zyberit, ndërsa pas një debati për motive të dobëta është rrahur barbarisht me hekur dhe me dru dhe më pas është tërhequr zvarrë dhe është hedhur në një kanal./tvklan.al