
U rrëmbye dhe u përdhunua për 15 muaj rresht, gazetarja rrëfen tmerrin
Një gazetare që ishte rrëmbyer në vitin 2008 për 15 muaj nga një grup terroristësh në Somali, ka treguar përherë të parë momentet e tmerrit. Nëntë vite më pas, Amanda Lindhout nga Kanadaja në një intervistë për Channel Seven tregon sesi udhëtimi i saj tre ditor në vendin afrikan u kthye në makthin e jetës.
Momenti kur është përballur me rrëmbyesit në fillim, duke menduar se ishte një grabitje dhe se mund ta zgjidhte duke biseduar me ta. Ajo ka thënë se vetëm në pak minuta, 12 burra të armatosur e rrethuan atë dhe të dashurin e saj në atë kohë dhe nën kërcënimin e automatikëve i kishin rrëmbyer. Grupi i terroristëve kishin kërkuar 1.5 milionë dollarë si shpërblim, por askush nuk mund ta paguante këtë shumë menjëherë. Amanda ka thënë se për 15 muaj rresht ishte rrahur dhe përdhunuar. Të dashurin e saj e kishin larguar dhe ajo nuk kishte pasur asnjë informacion për të."Ishte kaq shkatërruese dhe kaq e frikshme. Dhe gjithashtu po kalonte koha, kushtet po bëheshin më keq".
