U shërua nga koronavirusi, mjeku tregon si ndihet
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rezultuar i shëruar nga koronavirusi pas dy testeve të bëra të cilët kanë dalë negativë.
Në një lidhje direkte për “Opinion”, ai ka treguar sesi është ndjerë dhe si e ka kaluar këtë periudhë të vështirë.
Brataj thotë se ditët e para kanë qenë paksa më të vështira, por më pas e ka marrë veten dhe gjendja e tij ka qenë e mirë.
“Ditët e para kam qenë shtrirë, kuptohet që ke dhimbje gjithë andej… por kam qenë në lëvizje, javën e fundit fillova të eci nëpër banesës, kam bërë 10 km ecje brenda banesës. Nuk je në formë 100% kuptohet…” /tvklan.al