U vendosi zjarrin kodrave të Sharrës, arrestohet autori


U vendosi zjarrin kodrave të Sharrës, arrestohet autori

14:39 15/08/2018

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bënë të mundur arrestimin e Almir Sehitaj, si shkaktar i zjarrit të rënë një ditë më parë në zonën e Sharrës. Falë ndërhyrjes së Zjarrfikësve të Tiranës u bë e mundur shuarja e zjarrit në kohë rekord, ngjarje e cila ndodhi pasditen e djeshme te kodrat e Sharrës.

Në këtë aksion u përfshinë 4 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë të repartit të zjarrfikësve, që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe të mos lejonin që vatra e saj të përhapej në banesat që ndodhen në këtë zonë.

Pas hetimeve të zhvilluara nga ekspertë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, u bë i mundur ndalimi i Almir Sehitaj, si shkaktar i zjarrit. Sehitaj do të përballet me akuzën për zjarrvënie të qëllimshme.

/tvklan.al






Të ngjashme