U vra natën e festimeve të Vitit të Ri, intervistë me prindërit e 4 vjeçares (4 Janar 2001)


U vra natën e festimeve të Vitit të Ri, intervistë me prindërit e 4 vjeçares (4 Janar 2001)

12:31 04/01/2001

Kjo është Eriola Gucaj, vajza 4-vjeçare që u vra natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej”. Një plumb gjatë fishekzjarreve të festës e ka goditur në kokë vogëlushen duke i prekur asaj një pjesë të trurit, gjë që e ka bërë të pamundur shpëtimin e saj. Në familjen Gucaj mbretëron dhimbja dhe vaji për vajzën e humbur. Prindërit e vajzës tregojnë se ata kishin vetëm 4 muaj që kishin ardhur nga Elbasani për të jetuar në Tiranë së bashku me fëmijët. Gëzimi i festave është kthyer në një tragjedi për familjen Gucaj./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora






Të ngjashme